Trump flet për rastin Khashoggi

Trump flet për rastin Khashoggi

19:24, 20/11/2018

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur se Princi i Kurorës në Arabi, Mohammed bin Salman, ka dijeni për planen e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Në një deklaratë të lëshuar të martën, Donald Trump tha se vrasja e Khashoggi ishte një "krim i papranueshëm dhe i tmerrshëm" dhe se ndërsa agjencitë amerikane të inteligjencës vazhdojnë të hetojnë rastin, "me shumë mundësi Princi i Kurorës kishte njohuri për këtë ngjarje tragjike. "

Gjithsesi, SHBA do të mbetet një "partner i palëkundur" i Arabisë Saudite.

/Syri.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco