Ashensorit me gjashtë persona i këputet kabulli dhe bie nga kati i 95-të, ndodh mrekullia

Ashensorit me gjashtë persona i këputet kabulli dhe bie nga kati i 95-të, ndodh mrekullia

16:58, 20/11/2018

Gjashtë persona në Çikago kanë qenë duke pirë kafe në katin e 95 të një gradaçelë dhe pasi kanë përfunduar kanë hipur në ashensor për të zbritur.

Fillimisht ashensori ka filluar që të ulet normalisht por më pas është këputur një kabull dhe ka filluar që të bjerë me shpejtësi shumë të madhe, shkruan Syri.net.

Në ashensor kanë qenë gjashtë persona duke përfshirë edhe një grua shtatzënë.

Teksa ishin në ashensor ata i kanë dërguar një sms një shokut të tyre që të lajmëronte sigurimin.

Ashensori është ndalur në katin 11 pasi disa kabllo nuk ishin shkëputur plotësisht dhe kishin arritur që ta mbanin pa prekur tokën.

Ata fillimisht kanë dëgjuar disa zhurma ‘kërr kërr kërr’ dhe ashensori ka filluar që të lëvizë me shpejtësi. Jaime Montemayor u shpreh se ata që ishin aty filluar disa të bërtisnin disa të lutesh pasi ishin të bindur që do të vdisnin.

Fatmirësisht asnjëri nuk ka pësuar lëndime.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco