Sulm me bombë, 40 persona humbin jetën dhjetëra të tjerë plagosen

Sulm me bombë, 40 persona humbin jetën dhjetëra të tjerë plagosen

16:36, 20/11/2018

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës me bombë i cili ka ndodhur në një sallë ku po bëhej një takim në Kabul, Afganistan, thonë zyrtarët.

Përveç personave të vrarë janë plagosur edhe 60 të tjerë. Takimi po bëhej për të kujtuar ditëlindjen e Profetit Muhamed, shkruan Syri.net.

Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në kohët e fundit.

Askush nuk ka pranuar deri më tani autorësinë e sulmit.

Të paktën 1,000 njerëz ishin në sallë në kohën e shpërthimit.

/Syri.net/A.P/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco