FOTO/ Shpërthen vullkani Fuego, mijëra njerëz evakuohen

FOTO/ Shpërthen vullkani Fuego, mijëra njerëz evakuohen

00:15, 20/11/2018
A+ Aa A-

Pothuajse 4,000 njerëz janë evakuar nga shpatet e malit pas shpërthimit të vullkanit Fuego në Guatemalë.

Vullkani me vendondodhje në jugperëndim të qytetit të Antigavës filloi të shpërthente të dielën,  ku fillimisht dukej hiri dhe llava që po shpërthente nga krateri i tij.

Kujtojmë që pesë muaj më parëi gati 200 vetë u varrosën nga hiri vullkanik dhe balta gjatë një shpërthimi të dhunshëm në qershor.

Ky shpërthim krijoi rrjedha piroklastike – që janë përzierje të nxehta të gazit dhe materie vullkanike.

 Shpërthimi shkatërroi zonën poshtë shpateve të malit vullkanik, duke përfshirë komunitete të tilla si El Rodeo dhe San Miguel Los Lotes.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco