Tmerr pa fund në Kaliforni, arrijnë në 74 të vdekurit, 1 mijë persona janë të zhdukur

Tmerr pa fund në Kaliforni, arrijnë në 74 të vdekurit, 1 mijë persona janë të zhdukur

10:59, 17/11/2018
A+ Aa A-
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga zjarri në shtetin e Kalifornisë është rritur në 74 ndërkohë që rreth 1 mijë persona raportohen të zhdukur.

Punëtorët e emergjencës vazhdojnë të luftojnë me flakët më shumë se një javë pasi zjarret filluan në qytetin verior të Paradise dhe në jug të Ventura County, pranë Los Anxhelosit.

Zyrtarët e Kalifornisë së Veriut thanë të premten se ishin gjetur 8 trupa të tjerë, duke e çuar numrin e vdekjeve atje në 71.

Tre vetë vdiqën në Kaliforninë jugore, duke bërë që numri i viktimave nga zjarret më vdekjeprurëse në historinë e shtetit, të shkojë në 74.

Autoritetet thonë se shumë banorë në Kaliforni të veriut janë ende të pagjetur. Një total prej 9,700 shtëpish janë shkatërruar dhe shumë persona të zhvendosur po qëndrojnë në tenda të ngritura në një parking të një objekti tregtar lokal.

Tymi nga zjarri ka arritur në San Francisko, rreth 300 kilometra në jug.

Zyrtarët atje paralajmërojnë për cilësinë e dobët të ajrit dhe këshillojnë banorët për të shmangur aktivitetet në natyrë. Makinat kabllore të njohura me turistët janë hequr nga shërbimi.

Presidenti Donald Trump ka planifikuar të vizitojë Kaliforni të shtunën për t'u takuar me disa nga të prekurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco