FOTO/ Studentët protestojnë, policia vret 2 nga protestuesit

FOTO/ Studentët protestojnë, policia vret 2 nga protestuesit

06:48, 17/11/2018
A+ Aa A-

Policia në Republikën Demokratike të Kongos ka qëlluar për vdekje  dy studentë gjatë protestave në kryeqytetin Kinshasa.

Të hënën studentët në Universitetin e Kinshasës mbajtën një demonstrim që bënte thirrje që mësimi të vazhdonte pasi lektorët ishin në grevë për paga.

Protesta u kthye e dhunshme dhe një student u qëllua nga policia.

Kur studentët mësuan të enjten se studenti i qëlluar kishte vdekur, ata filluan trazirat në kampua, shkruan syri.net.

Policia Kongoleze konfirmoi se një student i dytë u qëllua për vdekje.

Një zëdhënës tha se 12 policë u plagosën dhe ndërtesat, si dhe automjetet u vandalizuan.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco