Lindi fëmijën dhe e mbajti në bodrum të fshehur nga bashkëshorti dhe fëmijët, dënohet nëna monstër

Lindi fëmijën dhe e mbajti në bodrum të fshehur nga bashkëshorti dhe fëmijët, dënohet nëna monstër

19:35, 16/11/2018
A+ Aa A-

Një nënë franceze e cila mbajti fëmijën e saj në një makinë të mbushur plot me krimba, është dënuar me pesë vjet burg.

Rosa-Maria Da Cruz fshehu vajzën e saj, Séréna, në një Peugeot 307 në një dhomë sekrete në shtëpinë e saj për dy vjet.

Ajo thuhet se ka fshehur shtatzëninë dhe lindjen nga partneri i saj dhe tre fëmijët e saj më të rritur.

Tani në moshën 7 vjeçare, Séréna ka aftësi të kufizuara dhe tipare autizmi të cilat ekspertët thonë se janë shkaktuar nga privimi shqisor.

Vajza e vogël, e cila nuk flet është vendosur në kujdestari.

Foshnja Séréna u zbulua në vitin 2013 nga një mekanik garazhi, i cili dëgjoi zhurma kur makina u soll për riparime. Ai hapi kafanonë për të gjetur fëmijën e rrethuar nga jashtëqitjet.

Presidenti i gjykatës Assize në Tulle, France qendrore, tha se dënimi i Da Cruz do t'i mundësonte asaj të edukonte tre fëmijët e tjerë, të cilët një pediatër thoshte se ishin rritur në mënyrë të përkrye.

Da Cruz nuk pritet të apelojë vendimin.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco