Ish-kancelari gjerman në ‘listën e armiqve’ të Ukrainës

Ish-kancelari gjerman në ‘listën e armiqve’ të Ukrainës

15:11, 16/11/2018
A+ Aa A-

Gjermania i ka bërë thirrje Ukrainës që të heqë nga interneti një listë të, siç thuhet, "armiqve të shtetit", pasi ish-kancelari gjerman, Gerhard Schreder, është shfaqur në të.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se "e dënon fuqishëm" listën në ëeb-faqen Mirotvorez, e cila drejtohet nga një i njohur i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Arsen Avakov.

Schroeder është listuar si "anti-ukrainas" për "mbrojtjen e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia", në vitin 2014.

Edhe pse aneksimi ka qenë i paligjshëm, Schreder ka pyetur: "Ju vërtet besoni se ndonjë president rus do ta ndryshojë këtë? Ky është një realitet me të cilin do të duhet të pajtohemi një ditë".

Schroeder i ka bërë këto komente për gazetën gjermane Aachener Nachrichten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco