Lideri i Kmerëve të Kuq shpallet fajtor për genocid në Kamboxhia

Lideri i Kmerëve të Kuq shpallet fajtor për genocid në Kamboxhia

11:18, 16/11/2018
A+ Aa A-

Për të parën herë, dy udhëheqës të regjimit brutal Kmerët e Kuq në kamboxhia janë shpallur fajtorë për genocid.

Nuon Chea, 92 vjeç, ishte zëvendësi i uhdëheqësit të regjimit Pol Pot dhe khieu Samphan, 87 vjeç, ishte kreu i shtetit.

Ata dolën në gjyqin e mbështetur nga OKB për akuzat e shfarosjes së myslimanëve të etnisë sham dhe vietnamezëve etnikë.

Verdikti fajtor është i pari që jepet për genocidin që kreu ky regjim, sipas ligjit ndërkombëtar.

Një popullsi prej gati 2 milionë personash, shumica kmerë etnikë, besohet se ka vdekur nga regjimi brutal Kmerët e Kuq ndërmjet viteve 1975-1979.

Sipas BBC, vrasjet në shkallë të gjërë të popullsisë kamboxhiane nuk i përshtaten përfukizimit të ngushtë ndërkombëtar të genocidit dhe ka qënë hetuar si krime kundër njerëzimit./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco