Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Gjykata e Strasburgut dënon arrestimin e kryetarit të opozitës ruse

Gjykata e Strasburgut dënon arrestimin e kryetarit të opozitës ruse

22:43, 15/11/2018
A+ Aa A-

Gjykata më e lartë e të drejtave të njeriut në Evropë, ajo e Strasburgut, është shprehur se arrestimi i përsëritur i udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny ishte i motivuar politikisht.

Navalny paraqiti një ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe ishte atje për të dëgjuar vendimin të enjten.

Gjykata u shpreh se shtatë arrestimet e tij ndërmjet 2012 dhe 2014 kishin për qëllim "të shtypnin pluralizmin politik".

Që atëherë, policia e ka arrestuar disa herë atë nën ligjet e protestave.

"Ne kemi fituar," shkroi ai pas vendimit.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco