Përlotën botën me historinë e tyre dhe mblodhën 400 mijë dollar për të 'pastrehun', historia ishte mashtrim

Përlotën botën me historinë e tyre dhe mblodhën 400 mijë dollar për të 'pastrehun', historia ishte mashtrim

17:27, 15/11/2018
A+ Aa A-

Një çift nga New Jersey dhe një i pastrehë i përfshirë në një skandal GoFundMe thuhet se po përballen me akuza penale pasi autoritetet thonë se ata komplotuan me njëri-tjetrin për të bërë një histori të rreme për përfitime financiare.

Mark D'Amico, Kate McClure dhe Johnny Bobbitt,  arritën që të mblidhnin 400 mijë dollar me anë të faqe GoFoundMe me anë të një historie që rezulton të jetë sajuar për këtë arsye, shkruan Syri.net.

Çifti kishte nisur faqen e GoFundMe për Bobbitt më 10 nëntor 2017 pasi ai kishte përdorur 20 $ e tij të fundit për të ndihmuar McClure kur asaj i kishte mbaruar gazi i makinës në një autostradë të Filadelfias.

Motivi i faqes së mbledhjes së fondeve u vu në pikëpyetje pasi Bobbitt u ankua se ai kishte marrë vetëm rreth $ 75,000 nga 400,000 dollarë. Ai e paditi çiftin për përdorimin e një pjese të donacioneve të destinuara për të.

Policët bastisën shtëpinë e çiftit më parë këtë vit dhe sekuestruan një BMW të ri, sipas NBC 10.

D'Amico u arrestua gjithashtu në fillim të këtij viti.

/Syri.net/A.P/

Këtu keni edhe historinë që ata kishin sajuar:

I pastrehu shpenzon 20 dollarëshin e fundit për të shpëtuar gruan. Ja si ia shpërblen ajo

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco