FOTO: Gratë protestojnë me tanga në duar pas vendimit për lirimin e përdhunesit të 17-vjeçares

FOTO: Gratë protestojnë me tanga në duar pas vendimit për lirimin e përdhunesit të 17-vjeçares

10:59, 15/11/2018
A+ Aa A-

Përdhunimi i një 17-vjeçareje dhe shpallja i pafajshëm i përdhunuesit, me argumentin se vajza kishte veshur të brendshme (tanga) që konsiderohen “shumë seksi” dhe provokuese”, ka trazuar Irlandën.

Qindra njerëz janë ngritur në proteste me tanga në duar, për të protestuar kundër gjyqtarëve që dhanë këtë vendim, me argumentin se vajza e kishte vetë fajin, që ishte veshur “provokuese”.

300 gra marshuan në Gjykatën e Cork ku u veshën me të brendshme, në shenjë proteste për komentet e bëra në gjyq për përdhunimin e së resë.

Elizabeth O’Connell, avokatja e agresorit, për të bindur jurinë se akuza ndaj klientit të saj nuk vlen, i tregoi gjykatës se çfarë kishte veshur viktima kur është përdhunuar.

Ajo ka treguar të brendshmet në sallën e gjyqit, një palë tënga, që sipas saj, nxitën klientin e saj 27-vjeçar ta përdhunonte.

“Shiko si ishte veshur ajo. Kishte veshur vetëm një rrip me dantella”, tha avokatja.

Avokatja tha se 17-vjeçarja e kishte “vënë veten në pozita” për t’u ngacmuar, për shkak të veshjes shumë seksi.

Përdoruesit e internetit ndërkohë kanë filluar fushatën nën moton #ThisIsNotConsent.

Çështja ka shkuar madje deri në Parlament.

Deputetja irlandeze Ruth Coppinger hapi një palë tanga gjatë një seance parlamentare.

“Pse nuk kemi bërë ende asgjë për të ndaluar stereotipet e zakonshme rreth përdhunimeve?

Si mendoni se qeveria duhet të veprojë me viktimat e mundshme në të ardhmen”, pyeti ajo? 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco