Si hyri Gruevski në Hungari?! Probleme të mëdha për kryeministrin Orban

Si hyri Gruevski në Hungari?! Probleme të mëdha për kryeministrin Orban

08:13, 15/11/2018 Nga Keno Verseck, DW
A+ Aa A-

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán është i lidhur me miqësi me ish-homologun maqedonas, Nikola Gruevski. Arratisja e Gruevskit në Budapest e vendos Orbánin tani para problemeve të mëdha.

Historia mund të përdoret për një melodramë politike., shkruan Deutsche Welle. Në fakt ajo është reale. Ajo ka të bëjë me rënien e madhe të një ish-kryeministri kriminel dhe se si një vend i BE, bëhet bashkëpunëtor i tij. Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, që ka qeverisur vendin e tij nga 2006 në 2016 me metoda autoritare dhe mafioze dhe është dënuar me dy vjet për korrupsion, ka fluturuar për në Hungari megjithëse i është konfiskuar pasaporta dhe ka kërkuar aty azil politik.

Për të kuptuar dimensionet e rastit, duhet kujtuar historia e Gruevskit dhe miqësia e tij shumëvjeçare me kryeministrin hungarez, Viktor Orbán.

Në maj të këtij viti Gruevski u dënua për marrjen e padrejtë si trashëgimi të një limuzine luksoze. Dënimi është dy vjet burgim. Megjithatë disa procese të tjera gjyqësore janë duke u përgatitur për raste më të rënda. Meqenëse dëshmitë janë të shumta, Grevski duhet të presë dënime të tjera shumëvjeçare.

Shërbimi i fundit publik i Orbánit për Gruevskin ndodhi me rastin e referendumit për çështjen e emrit në Maqedoni, në fund të shtatorit, ku në një mesazh të dhënë me video për partinë e Gruevskit VMRO-DPMNE, një mesazh me shumë kuptime që mund të interpretohej edhe si refuzim për kompromisin e arritur për çështjen e emrit me Greqinë. Por, marrëdhëniet midis Orbán dhe Gruevskit janë shumë më tepër se kaq. Kështu për shembull biznesmenët e partisë së Orbánit, partia Fidesz kanë investuar në Maqedoni në mediat e afërta me VMRO.

Por rasti i Gruevskit e vendos tani Orbánin si dhe qeverinë e reformuar të kryeminstrit maqedonas Zoran Zaev, para problemeve serioze në politikën e brendshme dhe të jashtme. Sepse ai shtron pyetje të shumta. Pse nuk u ruajt Gruevski më mirë nga autoritetet maqedonase? Ose a është policia dhe shërbimi sekret i Zaevit në gjendje të kontrollojë si duhet? Sidoqoftë prej javësh ka qenë ditur se në fillim të nëntorit ish-kryeministri duhet të fillojë të shlyejë dënimin. Edhe për largimin e Gruevskit ka pasur pika dëshmuese.

Në rastin e Hungarisë pyetjet janë: Si mund të futej Gruevski në Budapest pa pasaportë? Hungaria është vend i BE, kufijtë e të cilit ruhen me metodat më të mira. Sipas ligjeve hungareze në fuqi, Gruevski duhet të jetë duke qëndruar në një zonë tranziti për azilkërkuesit. Nëse ai është futur nga Serbia, atëherë sipas ligjeve hungareze, ai duhet të dëbohet dhe kthehet mbrapsht në Serbi, sepse Serbia shihet nga Hungaria si vend i sigurt dhe futja e azilkërkuesve nga Serbia, shihet si arsye për refuzim automatikisht të kërkesës së azilit.

Deri tani kryeministri hungarez ka vlerësuar në praktikën e tij politike respektimin e rregullave demokratike dhe legalitetin. Organ ndodhet para dilemës më të madhe të jetës së tij. Ai duhet të vendosë nëse do të ndihmojë hapur një njeri të dënuar në mënyrë korrekte apo do të respektojë ligjet në fuqi dhe të drejtën ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco