Putini dhe Abe bien dakord të intensifikojnë bisedimet mbi traktatin e paqes Rusia-Japoni

Putini dhe Abe bien dakord të intensifikojnë bisedimet mbi traktatin e paqes Rusia-Japoni

20:44, 14/11/2018
A+ Aa A-

Kryeministri japonez Shinzo Abe planifikon të vizitojë Rusinë në fillim të vitit 2019, tha ai të mërkurën pas bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin në Singapor.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov u shpreh pas takimit të liderëve se Putini dhe Abe kishin rënë dakord për intensifikimin e bisedimeve ruso-japoneze mbi traktatin e paqes bazuar në deklaratën e 1956, raporton TASS, shkruan Syri.net.

"Ne do të zgjidhim çështjen territoriale dhe do të nënshkruajë një traktat paqeje bazuar në besimin" të ndërtuar me Putin, tha Abe.

Bisedimet u mbajtën në prani të përkthyesve, vuri në dukje ai. Kryeministri japonez shprehu gatishmërinë që së bashku me presidentin rus t'i japë fund situatës me mungesën e një traktati paqeje midis Japonisë dhe Rusisë, e cila ka zgjatur më shumë se 70 vjet.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco