Korea e Veriut vizitë në Jug, i bën bashkë Lufta e Dytë Botërore

Korea e Veriut vizitë në Jug, i bën bashkë Lufta e Dytë Botërore

19:46, 14/11/2018
A+ Aa A-

Një delegacion prej pesë-anëtarësh i Koresë së Veriut vizitoi të mërkurën Korenë e Jugut për të marrë pjesë në një forum akademik mbi veprimet e luftës së Dytë Botërore në Japoni.

Koreano-veriorët janë midis 300 njerëzve nga nëntë vende që marrin pjesë në forumin e së premtes në Seul, shkruan Syri.net.

Takimi do të diskutojë mobiliziminin e forcave japoneze në rajon gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe si të rritet shkëmbimi midis vendeve azitike dhe Paqësorit, shkruan AP.

Delegacioni nga Pyongyang udhëhiqet nga Ri Jong-hyok, nënkryetar i Komitetit të Paqes në Azi dhe Paqësorit të Koresë.

Pjesëmarrësit nga vendet e tjera, përfshirë Korenë e Jugut, Japoninë dhe Kinën, janë kryesisht studiues civilë dhe ish-zyrtarë.

Ish-kryeministri japonez Yukio Hatoyama, i cili ka kërkuar falje për keqbërjet e kaluara të Japonisë, do të përfaqësojë palën japoneze, thonë organizatorët.

Qeveria e Koresë së Jugut ka thënë se nuk ka plane për t'u takuar me koreano-veriorët gjatë vizitës së tyre katër-ditore.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco