Grumbulloi 2 ton monedha, ekzekutohet ‘sulltani’ në Iran

Grumbulloi 2 ton monedha, ekzekutohet ‘sulltani’ në Iran

17:24, 14/11/2018
A+ Aa A-

Një person i cili kishte grumbulluar rreth 2 ton monedha në iran, ku ka marrë edhe pseudonimin ‘sulltani i monedhave’ është ekzekutuar

Tregtari Vahid Mazloumin dhe një anëtar tjetër i rrjetit të tij të tregtimit të monedhave morën dënimin me vdekje për "përhapjen e korrupsionit në botë", shkruan Syri.net.

Sipas agjencisë së lajmeve iraniane, Mazloumin dhe bashkëpunëtorët kishin grumbulluar monedhat për të manipuluar çmimet.

Grupi i të drejtave ‘Amnesty International’ përshkroi ekzekutimet si "të tmerrshme" dhe një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

"Përdorimi i dënimit me vdekje është i tmerrshëm dhe nuk duhet në asnjë rrethanë," tha Amnesty në një deklaratë të mërkurën, duke shtuar se sipas ligjit ndërkombëtar "dënimi me vdekje është absolutisht i ndaluar për krime jo vdekjeprurëse, si korrupsioni financiar".

Kërkesa për monedha ari dhe dollar amerikan në Iran është rritur ndërkohë që monedha e vendit ka rënë.

Në prag të raundit të fundit të sanksioneve të SHBA-ve mbi Iranin, riali ka rënë rreth 70% kundrejt dollarit amerikan, ndërsa monedhat e arit janë rritur.

Teherani po lufton paqëndrueshmërinë në tregjet e saj financiare që nga prilli, kur qeveria u përpoq të stabilizonte çmimet e monedhës duke futur një kurs të vetëm zyrtar të këmbimit të dollarit.

/A.P/Syri.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco