Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Karvani prej mijëra emigrantësh arrin në kufirin amerikan

Karvani prej mijëra emigrantësh arrin në kufirin amerikan

14:29, 14/11/2018
A+ Aa A-

Qindra emigrantë nga amerika qëndrore që kanë udhëtuar përmes Meksikës për të kërkuar azil në shba kanë arritur në kufirin e qytetit meksikan Tijuana, njofton BBC.

Grupi prej 400 personash që përfshin edhe anëtarë të lGBT-së, e lanë pas karvanin e madh prej 5 mijë njerëzish në Qytetin Meksiko.

Sekretari i Mbrojtjes së shba, James Mattis, tha se ai do të shkonte në kufirin amerikano-meksikan të mërkurën, vizita e tij e parë që nga vendosja atje e mijëra trupave.

Grupet e tjera të emigrantëve pritet të mbërrijnë në ditët në vijim.

Pesëmijë emigrantë, që thonë se kanë ikur nga persekutimi, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre amtare si hondurasi, Guatemala dhe El salvador, e kanë bërë pjesën më të madhe të udhëtimit të tyre në këmbë.

Grupi që u shkëput prej tyre dhe që arriti në Tijuana të martën, kishin marrë disa autobusë.

Ata iu bashkuan një grupi të vogël prej 80 emigrantësh që kishin arritur në qytet të dielën./SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco