Merkel si Macron: Të kemi një ushtri të vërtetë evropiane!

Merkel si Macron: Të kemi një ushtri të vërtetë evropiane!

08:08, 14/11/2018
A+ Aa A-

Me shumë interes është pritur fjalimi i kancelares gjermane, Angela Merkel për të ardhmen e Europës në Strasburg. Një gjysmë vit para zgjedhjeve për Parlamentin Europian, pritet se çfarë vizioni do të paraqiste kancelarja gjermane në mandatin e saj të fundit për bashkësinë europiane, shkruan Deutche Welle.

Pas presidentit francez, Emmanuel Macron që u shpreh para pak ditësh për krijimin e një ushtrie europiane, duke korrur kritika të forta nga presidenti amerikan, Donald Trump, edhe kancelarja Merkel u pozicionua në Strasburg. Ajo u shpreh pro krijimit të ushtrisë europiane. Në Parlamentin Europian në Strasburg, ajo e mbështeti idenë e presidentit francez. "Ne duhet të punojmë për vizionin që një ditë të kemi edhe një ushtri të vërtetë europiane."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco