Imamët britanik i bashkohen thirrjes për të marrë Asia Bibin në azil

Imamët britanik i bashkohen thirrjes për të marrë Asia Bibin në azil

22:48, 13/11/2018
A+ Aa A-

Tre imamë britanikë janë bashkuar me thirrjet që Mbretërinë e Bashkuar të ofroj azil për Asia Bibi, gruaja e krishterë pakistaneze kohët e fundit u lirua nga blasfemia.

Kjo vjen pasi ish Sekretari i Jashtëm Boris Xhonson, dhe politikanë të tjerë, i kërkuan qeverisë ta ndihmonte.

Bibi u lirua javën e kaluar pas tetë vjetësh ku priste dëim me vdekje, duke shkaktuar protesta të dhunshme në Pakistan nga islamistët.

Burri i saj ka thënë se familja është në rrezik dhe ka pranuar azil nga Britania e Madhe, SHBA apo Kanadaja.

Myslimanët e shquar britanikë, duke përfshirë tre imamë - Qari Asim, Mamadou Bocoum dhe Dr Usama Hasan - kanë shkruar një letër drejtuar sekretarit të brendshëm Sajid Javid duke i kërkuar atij "të bëjë një deklaratë të qartë dhe proaktive se Britania do të mirëpriste një kërkesë për azil në britani”. /Syri.net/A.P/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco