Katër pilotë të ndryshëm e konfirmojnë, janë parë UFO

Katër pilotë të ndryshëm e konfirmojnë, janë parë UFO

21:54, 13/11/2018
A+ Aa A-

Një mjet i paidentifikuar është parë në hapsirën ajrore të Irlandës, të paktën kështu raportojnë pilotët të cilët kanë parë një objekt fluturues të ndritshëm.

Biseda midis pilotëve të linjës ajrore dhe kontrollit të trafikut ajror të Irlandës u fokusua shkurtimisht tek drita, me të paktën katër pilotë që konfirmuan se kishin parë fenomenin, shkruan Syri.net.

Shkëmbimi filloi kur një pilot kërkoi tek kontrolli i trafikut ajror Shannon nëse kishte aktivitet ushtarak aty pranë. Kur kontrolluesi i trafikut ajror u përgjigj negativisht, piloti tha se kishte parë diçka që lëvizte "kaq shpejt".

Një tjetër pilot hyri në bisedë duke thënë se shpejtësia që objekti - ose objektet - udhëtonte ishte "absolutisht astronomik, si Mach 2 ose diçka".

Një pilot dyshoi se ishte me gjasë që një "meteor”.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco