Arrihet marrëveshja për Brexit

Arrihet marrëveshja për Brexit

17:50, 13/11/2018
A+ Aa A-

Theresa Maj ka thirrur një takim të posaçëm të kabinetit të mërkurën për të diskutuar projekt-marrëveshjen për Brexit.

Një burim nga kabineti ka thënë për BBC-së që është rënë dakord në nivel teknik nga zyrtarët e të dyja palëve pas bisedimeve intensive këtë javë.

‘The Sun’ raporton se çdo ministri i është kërkuar që të këtë takim kokë më kokë me Theresa May këtë të martë në mbrëmje, shkruan Syri.net.

E ardhmja e kufirit irlandez ka qenë çështja e fundit e madhe që duhej zgjidhur në negociata.

Më parë, ministrat thanë se do të botonin një "deklaratë të plotë ligjore" përpara se deputetët të votonin për ndonjë marrëveshje.

/A.P/Syri.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco