Djali u shpreh se e kishin rrëmbyer, babai kryeministër: Nuk është e vërtetë është i sëmurë mendor

Djali u shpreh se e kishin rrëmbyer, babai kryeministër: Nuk është e vërtetë është i sëmurë mendor

17:38, 13/11/2018
A+ Aa A-

Kryeministri çek Andrej Babis po përballet me një krizë të mundshme politike pasi djali i tij ka thënë se aiështë marrë peng në Krime, për të mos folur në lidhje me një aferë korruptive.

Andrej Babis Jr, 35 vjeç, i bëri deklaratat pasi u gjurmua nga një portal në shtëpinë e nënës së tij në Zvicër.

Kryeministri miliarder humbi imunitetin e tij parlamentara në janar, pasi ai u akuzua për mashtrime me subvencionet, shkrua Syri.net.

Ai kundërshton pretendimet për rrëmbime, duke pretenduar se djali i tij është i sëmurë mendor.

Duke dënuar "manipulimin dhe presionin e egër të gazetarëve mbi autoritetet kriminale", udhëheqësi tha se djali i tij ishte me ilaçe dhe duhej të ishte nën vëzhgim.

"Askush nuk e ka rrëmbyer djalin tim, ai ka udhëtuar vullnetarisht nga Republika Çeke. Kjo çështje është hetuar nga policia, e cila arriti në përfundimin se asnjë rrëmbim nuk kishte ndodhur", shtoi ai.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco