Lufta Izrael-Palestinë, ja bilanci i fundit

Lufta Izrael-Palestinë, ja bilanci i fundit

16:57, 13/11/2018
A+ Aa A-

Tetë persona janë vrarë në një shpërthim dhune midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Më shumë se 400 raketa janë qëlluar në Izrael nga militantët që nga mbrëmja e së hënës, ndërsa avionët izraelitë kanë goditur 150 objektiva militante në përgjigje të tyre, shkruan Syri.net.

Shtatë palestinezë, disa prej të cilëve militantë, vdiqën në sulmet në Gaza, ndërsa një civil palestinez u vra në një sulm raketash në Izraelin jugor.

Më vonë, grupet militante palestineze thanë se Egjipti kishte ndërmjetësuar një armëpushim.

Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga Izraeli, por kabineti i sigurisë lëshoi një deklaratë duke thënë se kishte udhëzuar ushtrinë të vazhdonte operacionet në Gaza "sipas nevojës".

/A.P/Syri.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco