Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Hetuesi tronditet nga incizimi i vrasjes së Khashoggit: Vetëm nëse ka injektuar heroine …

Hetuesi tronditet nga incizimi i vrasjes së Khashoggit: Vetëm nëse ka injektuar heroine …

13:24, 13/11/2018
A+ Aa A-

Dëshmitë për vrasjen e gazetarit Khashoggi përmbajnë hollësi të tmerrshme të krimit, bazuar në përshkrimin e presidentit të Turqisë, Erdogan. Reagimi i tij i fundit erdhi pasi gazeta “New York Times” raportoi se një nga anëtarët e ekipit saudit e kishte telefonuar një zyrtar tjetër në Arabi Saudite, duke i kërkuar që t’i tregojë shefit të tij se operacioni është kryer me sukses.

Pasi u kthye të hënën në Ankara, Erdogani tha se audio-incizimet e shokuan një zyrtar të inteligjencës saudite. “Ne ua kemi dhënë këto incizime të gjithë atyre që kanë qenë të interesuar. Shërbimi ynë i inteligjencës nuk ka fshehur asgjë. Incizimet janë vërtet të tmerrshme. Vërtet, kur njëri nga zyrtarët sauditë të inteligjencës i dëgjoi ato, ai ishte aq i shokuar, saqë tha: ‘Ky sigurisht paska marrë heroinë. Vetëm dikush që merr heroinë do ta bënte këtë”, deklaroi ai para gazetarëve.

Besohet se këto incizime janë siguruar nga hakimi i komunikimit të ekipit saudit nga zyrtarët e inteligjencës turke. Të hënën, kryeministri i Kanadasë ishte lideri i parë perëndimor që e pranoi se incizimet ekzistonin dhe se zyrtarët kanadezë i kanë dëgjuar ato. Gazeta amerikane “The New York Times” raportoi se personi që përmes telefonit kishte thënë “thuaji shefit se operacioni u krye” quhet Maher Abdulaziz Mutreb dhe ka udhëtuar shpesh me princin Mohammed.

Në anën tjetër, gazeta pro-qeveritare turke, “Sabah”, i publikoi të martën disa pamje që u tha se janë pamje të marra nga kontrolli me rreze X në aeroport, ku në çantat e ekipit saudit vërehet se kishte shiringa, pajisje për elektroshok, gërshërë të mëdha, kapëse letrash, pajisje për komunikim dhe bllokues të valëve. Çantat e tyre nuk ishin hapur nga zyrtarët në aeroport sepse ata po udhëtonin nën kushtet e imunitetit diplomatik, shkruan “The Guardian”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco