Zjarret në Kaliforni: dhjetra viktima të tjera nga flakët vdekjeprurëse, qindra të zhdukur

Zjarret në Kaliforni: dhjetra viktima të tjera nga flakët vdekjeprurëse, qindra të zhdukur

09:18, 13/11/2018
A+ Aa A-

Trembëdhjetë trupa të tjerë janë gjetur në Kaliforni, duke e çuar numrin e të vdekurve nga zjarret më vdekjeprurëse në SHBA, në 42, thanë zyrtarë amerikanë.

Trupat u gjetën brenda dhe jashtë qytetit më të madh të djegut, Paradise, në veri të shtetit.

228 persona ndërkohë mungojë, më e pakta, pasi në Camp Fire zjarri vazhdon të egërsohet.

Afro 7200 godina janë shkatërruar dhe 15 500 të tjera janë në rrezik. Zjarri e tejkaloi tashmë fatkeqësinë e Griffith Park në vitin 1933, ku vdiqën 31 persona.

Rreth 250 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në të gjithë vendin.

Duke folur në një konferencë shtypi të hënën në mbrëmje, Kory Honea - shefi i qarkut Butte County, konfirmoi numrin e të vdekurve dhe numrin zyrtar të të humburve.

Shumë njerëz nuk janë gjetur ende. Disa trupa u gjetën në makinat e shkrumbuara, që u përfshinë nga zjarri i shpejtë.

Qyteti Paradise dhe rrethinat e tij po përballen me ferrin që filloi në pyll të enjten.

“Ishte shumë e frikshme”, tha kryebashkiakja e Paradise, znj. Jody Jones për CNN, duke treguar largimin e familjes së saj nga qyteti.  “Duhej një kohë e gjatë për të dalë prej atje. Zjarri ishte në të dy krahët e makinës. Mund ta ndieje nxehtësinë edhe brenda në makinë”, tha ajo.

Ndërmjet viktimave ka persona të moshuar, që s’mund të lëviznin ose që kishin vendosur të qëndronin pavarësisht urdhrit për evakuim./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco