Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Anglezi vdes nga tërbimi pas udhëtimit në Marok

Anglezi vdes nga tërbimi pas udhëtimit në Marok

12:57, 12/11/2018
A+ Aa A-

Një anglez ka vdekur pasi u infektua nga tërbimi ndërsa po vizitonte Marokun, thanë zyrtarët e Shëndetit Publik të Anglisë, njofton The Guardian.

 Agjensia nuk dha detaje të reja, por siguroi publikun se nuk kishte më rrezik.  Punonjësit e shëndetësisë dhe njerëzit më të afërt të të ndjerit ishin kontrolluar dhe iu ishte afruar vaksinim kur u pa e nevojshme.

Nuk ka raste të dokumentuara të transmetimit direkt nga njeriu tek njeriu të tërbimit.

Sëmundja nuk qarkullon nga kafshët e egra ose shtëpiake në Angli, megjithëse disa lloj lakuriqësh nate mund të mbajnë një virus të ngjashëm me tërbimin.

Kjo është e zakonshme gjetkë, në zona të Azisë dhe Afrikës. Agjensia e Shëndetit Publik tha se ky rast ishte kujtesë për kujtesë për udhëtarët që shkojnë në vendet e prekura nga tërbimi të shmangin kontaktin me qentë, macet dhe kafshë të tjera ku është e mundur  dhe të kërkojnë këshilla rreth nevojës për vaksinim prej tërbimit para udhëtimit./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco