Trudeau: Kanadaja i ka dëgjuar regjistrimet turke për vrasjen e Khashogi

Trudeau: Kanadaja i ka dëgjuar regjistrimet turke për vrasjen e Khashogi

12:27, 12/11/2018
A+ Aa A-

Shërbimi Sekret kanadez i ka dëgjuar regjistrimet turke të asaj që i ndodhi Jamal Khashoggi-t, gazetarit saudit të vrarë në Stamboll, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau sipas Reuteres, duke shtuar megjithatë se ai vetë nuk i kishte dëgjuara ato.

Khashoggi, një kritik i princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, u vra në konsullatën e Mbretërisë në Stamboll nga një skuadër e dërguar nga Riadi.

Autoritetet saudite kanë pranuar se vrasja ishte paralajmëruar, por trupi i tij nuk ishte gjetur.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha gjatë fundjavës se regjistrimet me zë të videos së vrasjes i ishin dhënë qeverive amerikane, franceze, gjermane dhe britanike.

“Shërbimet sekrete kanadeze janë duke punuar shumë për këtë çështje me shërbimin sekret të Turqisë; Kanadaja është plotësisht e informuar në atë që Turqia ka ndarë; kam pasur një bisedë me presidentin Erdogan disa javë më parë dhe këtu në Pari ne kemi pasur një takim të shkurtër. E falenderoj për forcën e tij për t’iu përgjigjur situatës për rastin Khashoggi”, tha Trudeau.

Trudeau saktësoi se agjentët kanadezë i kishin dëgjuar regjistrimet turke, megjithëse ai vetë jo./SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco