Avioni luftarak amerikan bie në detin e Filipineve, shpëtojnë dy pilotët

Avioni luftarak amerikan bie në detin e Filipineve, shpëtojnë dy pilotët

12:07, 12/11/2018
A+ Aa A-

Një avion luftarak i Marinës së SHBA u përplas në detin e Filipineve, në jug të ishullit japonez Okinava, njofton BBC.

Hornet F/A-18 ishte duke kryer një operacion rutinë, kur ai pati një problem mekanik që e detyroi ekuipazhin të hidhej, njoftoi Flota e Shtatë e SHBA.

Dy pilotët u nxorën nga uji në gjendje të mirë dhe janë dërguar në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane Ronald Regan.

Në Okinava gjenden baza ushtarake dhe mijëra vetë personal ushtarak amerikan.

Roja bregdetare e Japonisë një avion për të kontrolluar nëse kishte mbetje apo derdhje hidrokarburesh si pasojë e rrëzimit, tha një zëdhënës për agjensinë e lajmeve AFP.

Ky është incidenti i dytë së fundi ku përfshihet aeroplanmbajtësja Ronald Regan. Në mes të tetorit, një helikopter amrikan i Marinës, MH-60 Seahawk u rrëzua në kuvertën e saj duke plagosur 12 persona.

Flota e Shtatë e SHBA, e cila vazhdon të jetë e vendosur në rajonin e Azi-Paqesorit, përbëhet nga të paktën 50 anije e nëndetëse në çdo kohë, krahas 140 avionëve dhe 20 mijë marinarëve. /SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco