Merkel në Forumin e Paqes: Pasoja të tmerrshme nga mungesa e komunikimit

Merkel në Forumin e Paqes: Pasoja të tmerrshme nga mungesa e komunikimit

10:29, 12/11/2018
A+ Aa A-

“Lufta e Parë Botërore duhet të shërbejë si mësim për të gjithë. Paqja që kemi sot, nuk është e vetëkuptueshme dhe ndërthurjet ndërkombëtare nuk mund të injorohen”.

Kështu deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë fjalimit që mbajti në Forumin e Paqes në Paris. 

Kancelarja Merkel e përdori fjalimin për të përcjellë një paralajmërim mbi rreziqet që shkaktojnë mënyrat e ngurta të të menduarit.

“Mungesa e komunikimit dhe vullnetit për kompromis mund të ketë pasoja të tmerrshme. Nuk mund ta marrim paqen për të mirëqenë, duhet të punojmë për të. Po shohim sesi bashkëpunimi ndërkombëtar, vendosja paqësore e interesave, madje edhe vet arritjet paqësore europiane vihen në pikëpyetje”, tha Merkel.

“Në botë ekzistojnë 222 konflikte të dhunshme, – tha më tej Merkel, – e kjo është e pabesueshme, ndaj duhet vepruar”.

Pas ceremonive në përvjetorin e armëpushimit të vendosur 100 vite më parë, i cili bëri të uleshin armët në Europën Perëndimore, kryetarët e shteteve dhe të qeverive kaluan të dielën te praktika.

Forumin e Paqes, të mbajtur për herë të parë, presidenti francez Emmanuel Macron e organizoi me ndihmën e fondacioneve politike, shoqatave, firmave dhe organizatave humanitare. Rreth 70 udhëheqës botërorë, mes të cilëve edhe presidenti shqiptar Ilir Meta, u mblodhën në kryeqytetin francez për ceremonitë e zhvilluara në kremtimin e 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco