Pas Merkelit, edhe kreu i CSU vendos t'i japë fund karrierës politike

Pas Merkelit, edhe kreu i CSU vendos t'i japë fund karrierës politike

10:00, 12/11/2018
A+ Aa A-

“Pas kancelares Merkel, edhe kryetari i Partisë Kristiansociale, CSU, Horst Seehofer do t'i japë fund karrierës politike. Pritet edhe largimi si ministër i Brendshëm!” Ky është lajmi që ka përcjellë sot, Deutsche Welle. Sipas DW,  Seehofer i është nënshtruar presionit që i bëhet brenda partisë. Ai ka thënë se viti i ardhshëm do të jetë "viti i të rejave", dhe se do t' i dorëzojë të dy postet që mban.

" Seehofer bëhet nga partia e tij përgjegjës për humbjet masive të partisë CSU, në zgjedhjet e landit të Bavarisë të mbajtura në muajin tetor. Atij po ashtu i është ngarkuar faji për grindjet e ashpra me partinë simotër, CDU, dhe kryetaren e partisë, kancelaren Angela Merkel pranverën e shkuar, si dhe "dorëheqje nga dorëheqja" e fillimit të korrikut.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco