Virusi i tmerrshëm, arrin në 200 numri i të vdekurve

Virusi i tmerrshëm, arrin në 200 numri i të vdekurve

09:58, 12/11/2018
A+ Aa A-

Më shumë se 200 vetë kanë vdekur pas shpërthimit të fundit të Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos.

Të paktën gjysma e viktimave ishin nga Beni, një qytet me 800.000 banorë në rajonin e North Kivu, tha autoriteti kombëtar i shëndetësisë.

Rreth 25.000 njerëz janë vaksinuar deri tani.

Megjithatë, ministri i shëndetësisë Oly Ilunga tha se rebelët e armatosur po vazhdonin të sulmonin ekipet mjekësore.

Në shtator, vaksinat u pezulluan në Beni, kur një grup rebel filloi një sulm që zgjati disa orë.

Shpërthimi i tanishëm i Ebolas, që filloi në korrik, është i dhjeti që nga viti 1976. Virusi është përhapur me sasi të vogla të lëngjeve trupore dhe infeksioni shpesh ka rezultuar fatal.

Në përditësimin e saj të fundit, Ministria e Shëndetësisë tha se 291 raste janë konfirmuar dhe 201 vdekje janë regjistruar.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco