FOTO/ Ferri nga zjarret në Kaliforni/ Deri më tani 23 të vdekur

FOTO/ Ferri nga zjarret në Kaliforni/ Deri më tani 23 të vdekur

08:35, 11/11/2018
A+ Aa A-

Rritet numri i viktimave të shkaktuara nga zjarret masive në Kaliforni.

23 persona kanw vdekur gjatë së shtunës, ndërsa punonjësit e kërkim-shpëtimit zbuluan më shumë trupa të pajetë njerëzish, viktima të ‘ferrit të fundsezonit’.

Zjarrfikësit luftuan me zjarre të ndezura nga të dyja anët e shtetit, qoftë në Butte County, ashtu dhe në Los Angeles, prej nga ku raportohet për dy të vdekur si pasojë e zjarreve.

Image

‘14 trupa të tjerë janë lokalizuar, gjë që e çon numrin total të të vdekurve në 23’, tha sherifi i kantonit Butte, Kory Honea, gjatë një konference për mediet të së shtunës vonë.

Tymi i tmerrshëm i zjarreve mbuloi qiellin për kilometra të tëra, duke e bërë diellin thuajse të pavëzhgueshëm.

Image

Në terren, makina të shumta morën flakë dhe u kthyen në mbetje metalike për skrap, ndërsa edhe linjat e energjisë elektrike u prekën nga flakët.

Urdhërevakuime të detyrueshme u lëshuan për mbi 52 mijë banorë të zonës. Në qytetin Paradise (Parajsa), më shumë se 6.700 godina, përfshi një spital, një karburant, si dhe disa restorante, u përpinë nga flakët.

Presidenti Donald Trump, i cili ndodhet në Francë për ceremonitë në kuadër të 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore, u pushtua nga kritikat për reagimin aspak simpatik ndaj këtij shkatërrimi.

Image

 ‘Nuk ka asnjë arsye tjetër për këto zjarre masive, vdekjeprurëse dhe të kushtueshme nëpër pyjet e Kalifornisë, përveçse nga keqmenaxhimi pyjor’, shkroi Trump në ‘Twitter’. ‘Miliarda dollarë jepen çdo vit, por shumë jetë humben, gjithçka për shkak të keqmenaxhimit të pyjeve. Korrigjohuni tani, ose nuk keni për të parë më parà nga Rezerva Federale’.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco