E urrente Hitleri, por Macron dhe Merkel vizitojnë vagonin që ruan historinë e paqes

E urrente Hitleri, por Macron dhe Merkel vizitojnë vagonin që ruan historinë e paqes

14:21, 10/11/2018
A+ Aa A-

Më shumë se 70 drejtues shtetesh do të mblidhen në Francë për të përkujtuar 11 nëntorin, ditën që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Në Francë ka mbërritur edhe presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron një vend simbolik. Si shenjë e miqësisë franko-gjermane, Macron e ka ftuar Merkel që të udhëtojnë drejt Compiegne, rreth 80 kilometra në verilindje të Parisit.

Pikërisht atje para 80 vitesh u nënshkrua armëpushimi që i dha fund Luftës së Parë Botërore. Armëpushimi u nënshkrua në një vagon treni. Pikërisht aty do të vendoset një pllakat që simbolizon miqësinë mes dy vendeve si një mesazh i ri paqeje.

Atëherë ai vagon simbolizonte hakmarrjen dhe luftën. Madje Hitleri e urrente shumë vendin ku u nënshkrua paqja. Kur pushtoi Francën në vitin 1940, i detyroi francezët që të nënshkruajnë në këtë vagon humbjen.

Vagonin e mori dhe ekspozoi para Rajhstagut në Berlin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco