Studimi/ Shkalla e fertilitetit është ulur që nga viti 1950, por popullsia ende po rritet

Studimi/ Shkalla e fertilitetit është ulur që nga viti 1950, por popullsia ende po rritet

23:37, 09/11/2018
A+ Aa A-

Shkalla e përgjithshme e lindshmërisë në botë është përgjysmuar që nga viti 1950, por popullsia është ende në rritje, sipas një studimi të botuar të enjten në The Lancet.

Shkalla totale e lindshmërisë, ose numri mesatar i fëmijëve që një grua do të kishte nëse ajo do të jetonte gjatë gjithë viteve të saj riprodhuese - u ul nga 4.7 lindjet në 1950 deri në 2.4 në vitin 2017.

Ndërkohë, popullsia globale gati është trefishuar që nga viti 1950, nga 2.6 miliardë njerëz në 7.6 miliardë, thotë raporti. Mesatarisht rreth 84 milion njerëz janë shtuar në popullatën e Tokës çdo vit që nga viti 1985, shkruan Syri.net.

"Ndërsa gratë kanë marrë më shumë arsim dhe kanë marrë pjesë më shumë në fuqinë punëtore dhe kanë akses në shërbimet shëndetësore, nuk ka surprizë, pjelloria ka rënë në mënyrë të jashtëzakonshme", tha autori i studimit Christopher Murray.

"Periudha në të cilën gratë po martohen është duke u rritur", tha Dr. James Kiarie, koordinator për Ekipin e Riprodhimit Njerëzor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Departamentin e Shëndetit Riprodhues dhe Kërkimeve.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco