Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Takimi i Stambollit bën thirrje që gjykata të gjykojë krimet në luftën e Jemenit

Takimi i Stambollit bën thirrje që gjykata të gjykojë krimet në luftën e Jemenit

19:35, 09/11/2018
A+ Aa A-

Në një konferencë të mbajtur në Stamboll nga Tawakkol Karman është bërë thirrje që gjykata të gjykojë krimet që po bëhen në luftën e jementi, shkruan Syri.net.

Konferenca u organizua nga fondacioni i Karmanit. Ai i kërkoi aktorëve ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe OKB-në, të ndërmarrin "veprime të qëllimshme dhe të përgjegjshme për t'i dhënë fund luftës dhe për të rivendosur paqen në Jemen".

I dërguari i posaçëm i OKB për Jemen, Martin Griffiths tha se në fund të tetorit synon të rifillojnë bisedimet e paqes të Jemenit.

Karman, i cili fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 2011, ishte një figurë kyçe në protestat që rrëzuan Presidentin e Jemenit Ali Abdullah Saleh gjatë kryengritjeve të Pranverës Arabe.

Në konferencë, Karman i bëri thirrje Riadit dhe Abu Dhabit që të përfundojnë "ndërhyrjet e tyre jo konstruktive në Jemen dhe të ndalojnë mbështetjen e grupeve terroriste dhe të milicive të armatosura".

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco