Sulm me bombë në hotel, të paktën 17 viktima

Sulm me bombë në hotel, të paktën 17 viktima

17:58, 09/11/2018
A+ Aa A-

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në Somali, ku kanë shpërthyer dy makina bombë pranë një hoteli.

Departamenti i Hetimeve Penale të Somalisë (CID) në Mogadishu tha për Reuters: "Deri më tani kemi konfirmuar 17 civilë të vdekur”, shkruan Syri.net.

 Rojet në Hotel Sahafi dhe oficerët CID hapën zjarr pas shpërthimeve, tha policia.

 Rreth 20 minuta më vonë, ndodhi edhe një shpërthim i tretë.

Asnjë grup terrorist nuk ka marrë përsipër sulmet.

/Syri.net/A.P/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco