Rusia po pret një takim ndërkombëtar të rëndësishëm në Afganistan, që synon nisjen e bisedimeve të paqes pas dekadash luftë.
Është hera e parë që përfaqësuesit talebanëve kanë marrë pjesë në një ngjarje të tillë, shkruan Syri.net.
Ministri i jashtëm i Rusisë tha se prania e tyre, së bashku me anëtarët e Këshillit të Lartë të Paqes në Afganistan, mund të ndihmojnë të hapin rrugën për bisedime të drejtpërdrejta.
Rreth 10 vende të tjera, përfshirë SHBA, po marrin pjesë gjithashtu.
"Ne diskutuam temën e bisedimeve të drejtpërdrejta me talebanët dhe u kërkuam atyre të zgjedhin vendin dhe kohën e fillimit", tha një zëdhënës i Këshillit të Lartë të Paqes, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
/Syri.net/A.P/
© SYRI.net