Një avatar që kontrollon pasaportat, shpikja e re e Policisë në BE

Një avatar që kontrollon pasaportat, shpikja e re e Policisë në BE

09:18, 09/11/2018
A+ Aa A-

Një nëpunës policie i krijuar nga kompjuteri - ky është plani. Një avatar që do të verifikojë nga njëra anë dokumentat e udhëtimit, si pasaportën e udhëtimit, vizën dhe dëshminë për mjetet e nevojshme financiare. Nga ana tjetër ai do të bëjë pyetje si nëpunës dogane, si për shembull për përmbajtjen e valixhes ose shkakun e udhëtimit. Përgjigjet do të regjistrohen nga një kamera dhe do të analizohen. Një program kompjuterik i ri do të jetë në gjendje që të dallojë në shprehjet e fytyrës të të intervistuarve, nëse ata thonë të vërtetën. Kështu njofton sot Deutche Welle.

Nëse programi mendon se udhëtari thotë të vërtetën, kontrolli pasues nga një nëpunës i vërtetë kufiri është i shkurtër. Përndryshe verifikimi që pason është i gjerë. Vitin që vjen, programi kompjuterik do të testohet në kalime të veçanta kufiri në Hungari, Letoni dhe Greqi.

Por, ekspertë të pavarur dyshojnë se ky projekt që kushton 4,5 milionë euro do të ketë sukses. Nuk ka dëshmi shkencore që në shprehjet e fytyrës dhe në mimikë mund të dallohen gënjeshtrat, thotë Bennet Kleinberg. Ai është profesor në Institutin e Shkencave Kriminalistike në University College London. Me teknikën e përdorur mund të konstatosh vetëm nëse njeriu është në stres apo jo, thotë ai.

Stresi shpesh është i pashmangshëm në rrugë, për shembull kur do të arrish një fluturim në vazhdim, ose kur ke fëmijë të vegjël me vete, thotë Kleinberg. Kjo sjell me vete rrezikun, që shumë njerëz t'i akuzosh si gënjeshtarë në kufi dhe t'ua nënshtrosh kontrolleve më të imëta, megjithëse i kanë dhënë përgjigje të sinqerta avatarit. Në një test me 30 testues, programi dalloi vetëm 76 përqind të gënjeshtrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco