Identifikohet personi që vrau 12 persona në një lokal nate, një ish-marins

Identifikohet personi që vrau 12 persona në një lokal nate, një ish-marins

16:40, 08/11/2018
A+ Aa A-

Të paktën 12 persona janë vrarë, përfshirë një oficer policie, në lokal muzike Kantry në Thousand Oaks, Kaliforni.

Të shtënat filluan në orën 11:20 të mërkurën rreth 40 milje (65 km) në veriperëndim të Los Anxhelosit, thonë policia, shykruan Syri.net.

Të paktën 200 njerëz thuhet se ishin në Borderline Bar and Grill, e cila po organizonte një natë studentore universitare, në kohën e sulmit.

Policia ka identifikuar të dyshuarin si 28 vjeçarin Ian David Long.

Zyrtarët besojnë se veterani i Korpusit të Marinës së SHBA-ve dhe banor i asaj zone ka qëlluar edhe veten për vdekje.

/Syri.net/A.P/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco