E akuzuara për blasfemi lë burgun dhe shtetin, reagon policia

E akuzuara për blasfemi lë burgun dhe shtetin, reagon policia

16:04, 08/11/2018
A+ Aa A-

Asia Bibi, një vajzë e akuzuar për blasfemi ku kishte kaluar tetë vitet e fundit të jetës në burg duke pritur vendimin për ekzekutimin e saj, u shpall e pafajshme dhe është liruar në Pakistan.

Vendimi i Gjykatës së Lartë javën e kaluar për ta lënë të lirë shkaktoi protesta të dhunshme, shkruan Syri.net.

Ajo u përfol që do të largohej menjëherë nga shteti, por islamistët dhe qeveria ranë dakord për kërkesën e tyre për të ndaluar largimin e saj nga Pakistani.

Avokati i Asia ka thënë se ka kërkuar azil në Holandë, teksa bashkëshorti i saj është shprehur se shumë shtete u kanë ofruar azil.

Teksa policia ka akuzuar gazetarët për informacion të rremë pasi ajo ndodhet në Pakistan dhe nuk është larguar.

/Syri.net/A.P/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco