VIDEO/ Sulmi me armë, 12 të vrarë në Los Anxhelos

VIDEO/ Sulmi me armë, 12 të vrarë në Los Anxhelos

12:38, 08/11/2018
A+ Aa A-

Bilanc i rëndë nga sulmi me armë i ndodhur në një lokal nate në Los Anxhelos.

Mediat amerikane kanë bërë të ditur se kanë mbetur të vdekur 12 persona.

Mes viktimave është edhe sherifi i zonës  i cili iu përgjigj i pari thirrjes për ndihmë pas të shtënave.

Sipas mediave, i vdekur ka mbetur edhe personi që sulmoi me armë lokalin.

Në ambientet e brendshme të lokalit ishin më shumë se 200 persona që po argëtoheshin.

Personi me armë automatike është futur brenda dhe ka qëlluar duke vrarë 11 persona dhe më pas do të vritej nga policia.

Numri i të plagosurve është i madh.

Sipas Daily Mail, ai nisi të qëllonte mbi të rinjtë.

Mes të vdekurve është edhe një oficer i policisë, i quajtur Ron Helus. Ai priste të dilte në pension sivjet. Autoritetet thonë se janë të paktën 15 të plagosur.

Agresori thuhej se mbante një kapele bejzbolli dhe syze dielli. Fillimisht ai qëlloi rojen tek dera. Më pas hapi zjarr mbi një kasiere. Pastaj nisi të hidhte granata tymuese në dyshemenë e kërcënimit. Sipas dëshmive të para, ai qëlloi pa dallim mbi të pranishmit.

Zyrtarët mendojnë se sulmi ishte i planifikuar.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco