VIDEO/ Sulm me armë në një lokal në Los Anxhelos, dyshime për viktima

VIDEO/ Sulm me armë në një lokal në Los Anxhelos, dyshime për viktima

09:41, 08/11/2018
A+ Aa A-

Një sulm me armë ka ndodhur në një lokal në Los Anxhelos në Kaliforni.

Një person mësohet se është futur në një lokal dhe ka qëlluar të paktën 30 herë me armë.

Dyshimet janë se ka viktima, por ende nuk është konfirmuar nga policia.

Sipas të dhënave të deritanishme ka shumë persona të plagosur, mes të cilëve edhe një oficer policie.

Personi që sulmoi me armë lokalin mësohet se është ende i lirë dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Disa persona kanë marrë ndihmë mjekësore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco