VIDEO/ ‘Ti je fake news’, Trump sherr me gazetarin e CNN

VIDEO/ ‘Ti je fake news’, Trump sherr me gazetarin e CNN

21:49, 07/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka pasur një debat të ashpër me një nga gazetarët e CNN të quajtur Jim Acosta gjatë një konference për shtyp të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.

Gazetari e pyeti presidentin amerikan Donald Trump gjatë konferencës, nëse republikanët mbështesnin vetëm nacionalistët e bardhë.

Ndërkohë Trump e konsideroi “një pyetje raciste”, pyetjen e drejtuar nga ana e gazetarit Jim Acosta, dhe cilësoi atë një “person të vrazhdë e të pasjellshëm”.

‘CNN duhet të turpërohet që të ka lënë të punosh për të. Ti je një person mjaft i pasjellshëm. Nuk duhet të punosh për CNN. Kur raporton lajme të rremë, nga të cilat CNN hedh plot, ti je armik i njerëzve’, i tha presidenti Trump Acostës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigroja08/11/2018 01:21

Tja rruaj edvuqi presidentit Trump se shkrihet i teri si qiri per Ameriken. I ka ngritur koken Amerikes ne te gjitha drejtimet, jo si edvuq bajga ripjerdhesi qe I poshteroi shqiptaret me keq se dhe pushtusit me te keqi. Gati po barazon merhumin. Po ti informohu njehere per Trump pastaj fol o injorant shallvarexhi shpirtgjize!

Tirona07/11/2018 22:20

Trump eshte tamom si Edvini.Si dune gazetaret i quajne plehra kazon.Sa me fat jena ne shqiptaret kemi te njejtin lider qe sduan fjalen e lire

Shto koment

Denonco