Belgjikë, aty ku Lufta e Parë Botërore ende ngre krye rrezikshëm nga nëntoka Memoriali i betej?s s? Ypernit

Belgjikë, aty ku Lufta e Parë Botërore ende ngre krye rrezikshëm nga nëntoka

12:18, 06/11/2018
A+ Aa A-

Forcat speciale të ushtrisë belge asgjësojnë çdo vit shumë ton municion nga Lufta e Parë Botërore. Rajoni m? i prekur ?sht? pjesa per?ndimore e Belgjik?s, provinca e Flandr?s perëndimore, shkruan Catherine Martens në Deutsche Welle.

E veçanta e këtij rajoni është, se fermerët këtu nuk vjelin vetëm perime, por zbulojnë edhe armë të rrezikshme të kalibrit të lartë.

Në asnjë rajon tjetër Lufta e Parë Botërore nuk është kaq e pranishme sot sa në provincën përreth Ypernit. Pejzazhi rrëfen historinë e tij të vet: Varreza ushtarësh mbushin rrugët. Përgjatë këtij rajoni kalonte vija e frontit. Fushat e sotme asokohe ishin sheshet e betejave të ashpra.

N? baz?n ushtarake Poelkappelle sergjent majori Gino Lambrecht planifikon punën: Njësia e tij speciale del çdo ditë për të zbuluar municione lufte. Ai thot? se n? dit? t? caktuara, "kemi aq shumë punë, sa që nisen dy ekipe n? drejtime t? ndryshme. Nj?sin? e tij e ka angazhuar n? nj? kantjer nd?rtimi, pasi erdhi njoftimi nga pun?tor?t e nd?rtimit, q? kishin hasur n? nj? relik? lufte. Gino e merr përsipër zonën me bashkëpuëntorët e tij. Fillimisht njësia speciale belge verifikon terrenin, e t? gjith? duhet t? qendrojn? n? distanc? p? rt? shmangur rrezqet. Gjetja janë 12 granata gjermane dhe një britanike. Të gjitha nga Lufta e Parë Botërore. Sergjent Major Gino Lambrecht: "Paraprakisht nuk e di asnjëherë, se çfarë gjen. Ndaj gjithmonë fillimisht gjetja duhet verifikuar e për këtë ne jemi të përgatitur që të dimë të vlerësojmë, në rast të kundërt rreziku është i madh".

Municionet e gjetura depozitohen në depon qendrore, ku çdo vit grumbullohen 200 ton municion lufte. Në një terren të përgatitur enkas ushtria gropos lëndët shpërthyese. pastaj forcat e specializuara i shpërthejnë ato në mënyrë të kontrolluar. Poelkapelle në këtë kompleks mund të asgjësojë të gjitha tipet emunicioneve të luftës, edhe ato toksike. Në një proces të sofistikuar ekspertët përcaktojnë llojin e gazit të rrezikshëm për ta neutralizuar atë konform. Llogaritet që gjatë Luftës së Parë Botëroe janë hedhur 1,5 miliardë predha.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco