Hahn e thotë copë: Anëtarësimi në BE, një 'Jo' ndaj Turqisë do ishte e ndershme

Hahn e thotë copë: Anëtarësimi në BE, një 'Jo' ndaj Turqisë do ishte e ndershme

12:00, 06/11/2018
A+ Aa A-

Në një intervistë për për gazetën gjermane, “Die welt”, Komisionieri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, si kurrë ndonjëherë më parë ka folur fare hapur për çështjen e pranimit të Turqisë, në Bashkimin e Europian. Hahn, ka deklaruar se negociatat e pranimit me Turqinë, duhen mbyllur.

“Në planin afatgjatë do të ishte më e ndershme për Turqinë dhe BE-në që të ndiqnin një drejtim të ri dhe të mbyllin bisedimet e pranimit”, ka deklaruar Hahn

Pyetjes së gazetës; Në vitet e fundit, qeveria në Vjenë ka kërkuar vazhdimisht përfundimin e negociatave të pranimit në BE me Turqinë. E njëjta kërkesë duhet të ngrihet nga PPE në fushatën e ardhshme evropiane, si e shihni këtë, komisionieri ju përgjigj;

“ Momentalisht bisedimet e pranimit të Turqisë me BE janë të ngrira dhe ne gjithashtu i kemi përshtatur pagesat, me fjalë të tjera ndihma para anëtarësimit, në këtë situatë. Natyrisht, mund të jetosh me të, që vazhdon dhe vazhdon, ndoshta deri në ditën e ditës së pafundme. Por a do të kishte vërtet kuptim? Mendoj se është më mirë që Turqia dhe BE të sigurojnë një balancë të qartë në drejtim të drejtësisë reciproke. Ne duhet të përqendrohemi në gjëra që janë të realizueshme dhe realiste”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco