Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Papa dënon sulmet ndaj hebrejve: Nuk duhet ta harrojmë Holokaustin

Papa dënon sulmet ndaj hebrejve: Nuk duhet ta harrojmë Holokaustin

01:30, 06/11/2018
A+ Aa A-

Pas rritjes së sulmeve ndaj hebrenjve ka reaguar edhe Papa Françesku. Ai i ka dënuar fort këto sulme.

Papa shprehu shqetësim për rritjen e semitizmit dhe u shpreh se nuk duhet ta harrojmë Holokaustin.

“Ne jemi thirrur të angazhojmë veten për të siguruar që antisemitizmi të jetë i ndaluar nga komuniteti njerëzor”, tha Papa Françesku gjatë një takimi me disa rabinë nga Kongresi Botëror i Hebrenjve.

Papa tha se Holokausti, në të cilin nazistët vranë gjashtë milionë hebrenj në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duhet të vazhdojë të përkujtohen për të mbajtur gjallë kujtesën e tyre.

“Pa një kujtesë të gjallë, nuk do të ketë të ardhme, sepse nëse faqet më të errëta të historisë nuk na mësojnë për të shmangur të njëjtat gabime, dinjiteti njerëzor do të mbetet një letër e vdekur”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco