Irani duhet të tërhiqet të shohë ekonominë tek i shkatërrohet, ja kërcënimi i SHBA-së

Irani duhet të tërhiqet të shohë ekonominë tek i shkatërrohet, ja kërcënimi i SHBA-së

01:07, 06/11/2018
A+ Aa A-

Amerika është e bindur ti shkojë deri në fund luftës me Iranin. Ka pasur paralajmërime të shumta nga dy palët, por si duket amerikanët do fillojnë lëvizjen.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ushtrojnë presion "të pamëshirshëm" ndaj Iranit nëse ai nuk e ndryshon "kursin e tij revolucionar".

Ai i bëri këto komente disa orë pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, riktheu mbi Iranin të gjitha sanksionet që janë hequr me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, duke folur me një ton sfidues, tha se vendi i tij "do të vazhdojë shitjen e naftës".

Pompeo u tha gazetarëve se "regjimi iranian ka një zgjidhje: Të bëjë një kthesë 180 gradë nga kursi i tij i jashtëligjshëm dhe të veprojë si një vend normal, ose mund të shohë shkatërrimin e ekonomisë së tij".

Kujtojmë që SHBA ka thënë se sanksionet që do i vendosen iranit janë më të fortat që ka vendosur ndonjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco