Djemtë e Khashoggit kërkojnë trupin e të atit: Duam ta varrosim denjësisht

Djemtë e Khashoggit kërkojnë trupin e të atit: Duam ta varrosim denjësisht

14:16, 05/11/2018
A+ Aa A-

Djemtë e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi kanë kërkuar që t'u dorëzohet trupi i babait të tyre për ta varrosur në mënyrë dinjitoze. Salah dhe Abdullah Khashoggi dhanë intervistën e parë pas vrasjes së babait të tyre për CNN  dhe thanë javët kishin qënë të pikëlluara.

"Pa na u dhënë kufoma e babait tonë, familja jonë nuk mund të mbajë zi dhe ta mbyllë këtë çështje", theksuan dy vëllezërit, njofton Anadolu Agency.

"Nuk mund të organizojmë varrim dinjitoz derisa të na e dorëzojnë trupin e babait tonë. E gjitha që duam tani është ta varrosim në varrezat Al-Baqi në Medinë me pjesën tjetër të familjes", tha Salah.

"Shumë njerëz e kanë etiketuar sepse kjo është më e lehtë se sa të bëjnë punën e tyre. Jamal kurrë nuk ka qenë disident. Ai besonte se monarkia po e mbante vendin e tij të bashkuar. Ai gjithashtu besonte në reformat që po kalonte vendi", thanë djemtë e Khashoggit.

"Ne e dimë atë që dini ju, gjithçka është një mister, kjo është një barrë e madhe për ne, sepse të gjithë mendojnë se ne i dimë më shumë, kurse në fakt nuk dimë", tha Salah.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco