Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

09:23, 05/11/2018
A+ Aa A-

Ja çfarë pritet të ndodhë sot në axhenden ndërkombëtare me takime zyrtare dhe jo vetëm…

GJENEVË (Zvicër) – Anëtarët e OKB-së po vlerësojnë situatën e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi e AfD-së për shkak të rrezikut të vendosjen nën monitorim të partisë së ekstremit të djathtë gjermane nga Shërbimi i Brendshëm Sekret.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i parë i ministrave të Financave të eurozonës që prej mosaprovimit të buxhetit italian.

FRANCË – Presidenti Emmanuel Macron po kryen një tur vizitash në zonat më të rëndësishme të konfliktit me rastin e 100-vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

BERLIN (Gjermani) – Takim i liderëve të partisë kristian-demokrate gjermane me axhendë çështjen e pasardhësit të Angela Merkel për drejtimin e partisë.

CLEVELAND (SHBA) – Donald Trump pritet në Ohio, Indiana dhe Misuri në prag të zgjedhjeve të mesmandatit.

SHANGHAI (Kinë) – Vizitë e presidentit çek, Milos Zeman në Kinë.

HONG KONG (Kinë)  – Festivali ndërkombëtar i letërsisë në Hong Kong. /Ata.gov.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco