Dita e fundit e zgjedhjeve për në Kongresin amerikan

Dita e fundit e zgjedhjeve për në Kongresin amerikan

07:36, 05/11/2018
A+ Aa A-

Kanë mbetur vetëm 24 orë nga zgjedhjet për në Kongresin amerikan, të cilat do të konsiderohen në mënyrë të pashmangshme si referendum për presidentin Trump, shkruan VOA. Presidenti Trump do të vazhdojë pjesëmarrjen në tubime deri ditën e fundit. Ai ishte në dy tubime të shtunën, planifikoi dy për të dielën dhe tre të tjerë për të hënën. Ndërkohë, ish-presidenti Obama mbajti fjalim në mbështetje të demokratëve në Çikago.

Figura nga të dyja palët, vazhdojnë turnetë nëpër vend. Presidenti Trump është në segmentin e fundit të një fushate që do të përfshijë gjithsej 44 qytete. Presidenti foli për ekonominë, por pranoi se njerëzit reagojnë më shumë kur flitet për imigracionin dhe sigurimin e kufirit.

“Mund të flasim për ekonominë, por e dimë sa mirë po shkon. Ne duhet të zgjidhim probleme” tha ai. Ndërkohë një karvan emigrantësh është ende 1100 kilometra larg nga kufiri i Shteteve të Bashkuara...

Presidenti e ka përdorur atë si pikë mbështetëse:“Demokratët po inkurajojnë hapur miliona të huaj të paligjshëm për të shkelur ligjet tona, sovranitetin tonë, të kapërcejnë kufijtë tanë dhe të shkatërrojnë kombin tonë në shumë mënyra....Nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë”.

Disa demokratë e quajnë karvanin një çështje humanitare dhe...në një sondazh të ABC News dhe Washington Post-it, 47 për qind e të anketuarve thanë se ata kanë besim tek demokratët për të menaxhuar sigurimin e kufirit, ndërkohë që 49 për qind thanë se kanë besim tek republikanët.

Në shtetin e Ohajos, ish-nënpresidenti Joe Biden u shpreh se zgjedhjet janë një referendum për udhëheqjen e Trump-it. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku05/11/2018 09:22

Goooo Trump!

Shto koment

Denonco